Top Channel/ “Ballkani na ka ne”; SHBA e BE angazhohen për sigurinë energjetike të rajonit

Thanks! Share it with your friends!

You disliked this video. Thanks for the feedback!

Added by
57 Views
Tensionet me Rusinë dhe pasojat që ato mund të kenë edhe mbi furnizimin me energji apo dhe koston e saj, po shndërrohen ngadalë në një prioriret gjeostrategjik. Në Ëashington, zhvillohet takimi i Këshillit të përbashkët të Energjisë BE-SHBA me përfaqësues të administratës Biden dhe asaj të bllokut europian.

Të pranishëm në mbledhje do të jenë sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, sekretarja amerikane për Energji, Jennifer Granholm, përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, komisionarja europiane për Energji, Kadri Simson dhe përfaqësues të tjerë nga të dyja palët. Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen tregoi se qëllimi i takimit është bashkëpunimi për të zvogëluar varësinë nga rusia përsa i takon furnizimit të Europës me energji. “Teme diskutimi është dhe siguria e furnizimit me energji e Ballkanit Perëndimor dhe integrimi energjetik i rajonit me BE-në do të jenë temë diskutimi në takimin e Këshillit BE-SHBA.

Në draft-deklaratën që pritet të miratohet, një pjesë e zë edhe pjesa për Ballkanin Perëndimor. “Këshilli përsërit rëndësinë e ndërtimit të një sistemi konkurrues, transparent dhe të integruar energjetik në Ballkanin Perëndimor dhe tregjet e asociuara, reformat e rregullatorëve në përputhje me politikën e zgjerimit dhe obligimet nga Traktati i Komunitetit të Energjisë”, thuhet në draft-deklaratë.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SHBA#Energy#TopChannelNews
Category
AMG
Commenting disabled.