Stop/ I digjet makina në rrugë e çojnë për skrap, nuk bën dot ç’regjistrimin - 5 Janar 2023

Thanks! Share it with your friends!

You disliked this video. Thanks for the feedback!


Added by MiAmigo
39 Views
Stop Tv Klan | Një format satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj.

Në rrugën që shkon nga Qafë-Thana drejt Pogradecit, në datën 3 shtator një automjet është përfshirë në flakë. Viktor Karara tregon se djali ishte me makinë dhe makina mori flakë në rrugë. E mori policia, por për ta çregjistruar, i duhej një dokument nga pika e skrapit dhe Viktori nuk po e merr dot, pasi nuk i thonë se ku është çuar makina.

Ai ka ardhur nga Fieri në Pogradec mbi 5 herë dhe nuk po merr zgjidhje.

Brikena Dashi, juriste pranë DRSHTR Tiranë ka treguar për emisionin “Stop”, sesi mund të bëhet çregjistrimi i përkohshëm dhe i përhershëm. Në rastin kur makina është djegur, duhet që të paraqitet përveç vërtetimit nga prokuroria, edhe një dokument shkatërrimi, që merret nga pika e skrapit e licencuar.

Zotëria u drejtua në Drejtorinë Vendore të Policisë Pogradec dhe disa herë mori versione të ndryshme. Version i parë ishte ta kërkonte në Prokurori.

Denoncuesi: Më është djegur një makinë në 3 shtator

Punonjësja: Po!

Denoncuesi: Edhe me duhet një dokument!

Punonjësja: Vetëm në Prokurori do shkoni,se në këto të tjerat vetëm me lekë.

Denoncuesi: Tek pika e skrapit.

Punonjësja: Ishte në dijeni ai, por vetëm në Prokurori, se në këto të tjerat bëhet me lekë, nuk i leverdis zotërisë.

Denoncuesi: Si bëhet me lekë?

Punonjësi: E lëshojnë me lekë vërtetimin, se janë privatë.

Në versionin e dytë i është thënë se makina është dorëzuar në një pikë grumbullimi në Memlisht dhe se për të marrë dokumentin duhet të bëhet një pagesë.

Denoncuesi: Më kërkojnë letër nga skrapi, kur ka ndodhur aksidenti.

Punonjësja: Unë s’kam, çfarë të të them, se e kanë çuar në pikën e skrapit policët e qarkullimit. Është në Memlisht.

Pas ndërhyrjes së gazetares së “Stop”, zotëria e mori letrën nga pika e skrapit, për ta çregjistruar mjetin.

Gazetarja: Zoti Viktor më trego pak çfarë ndodhi pas ditës që ne ishin në Pogradec?

Denoncuesi: Pas ditës, mua më erdhi letra, ma dërgoi ai i skrapit. Nuk pagova asgjë. Ju falendoroj juve që më nderuat, ma zgjidhët këtë problem! Faleminderit shumë!

Gazetarja: Mjetin e çrregjistrove apo jo?

Denoncuesi: Po, po! Faleminderit shumë!/tvklan.al
SUBSCRIBE to “RTV KLAN” on YouTube for more videos!

Për më shumë informacione vizitoni faqen tonë web https://tvklan.al/
Videot e fundit nga Tv Klan i gjeni në faqen https://tvklan.al/video/
Follow Tvklan on Facebook: https://www.facebook.com/tvklan/
Follow Tvklan on Instagram: https://www.instagram.com/rtvklan/
Programet e Tv Klan mund t’i ndiqni edhe në faqen https://tvklan.al/programe/
Category
722.6
Commenting disabled.